Instagram feed:

Programi AU PAIR

Të kujdesesh për fëmijë në një familje

Programi AU PAIR është program për shkëmbim kulturor. Në këtë program marin pjesë reth 100,000 studentë në vit, gjegjësisht vajza nga e gjithë bota. Qëllimi i këtij programi është që femrave studente t'u mundësojë të qëndrojnë për disa muaj në një ambient të ri, të përvetsojnë njohuritë e një gjuhe të jashtme dhe të njohin kulturë dhe mënyrën e jetesës e vendit ku zgjedhin të jetojnë. Një ndër qëllimet kryesore është edhe shkëmbimi kulturor në mes shteteve të ndryshme si dhe bashkëpunimi në mes tyre.

Vajzat që marrin pjesë në programin e Au Pair kanë të siguruar strehimin dhe ushqimin tek famija të cilës do t'i ndihmojnë me detyrim që të kujdeset për fëmijët e asaj familjeje si dhe të ndjekin kursin e gjuhës. Vajzat pjesmarrëse paguhen një shumë modeste për kujdestarinë ndaj fëmijëve por kjo shumë ndryshon në varësi të vendndodhjes, por ajo që është e përbashkët për të gjitha vajzat që marrin pjesë në program është statusi i tyre: ata nuk janë as vizitorë / turistë, as të punësuara por Au Pair Girls e cila është Kategori e veçantë. Statusi Au Pair në Bashkimin Evropian është i rregulluar sipas kontratës Accord EUROPEEN sur le placement Au Pair, miratuar në Strasburg më 24.11 1969 nga Këshilli i Evropës dhe në SHBA me dokumentin Department of State Regulations Au pair(22CFR62.31)

Vërtjeje: Programi Au Pair NUK ËSHTË PROGRAM PUNËSIMI por program për shkëmbim kulturor; pjesmarrësit e programit nuk fitojnë pozicion pune por vizë studentore dhe për të ndihmuar fëmijët e një familjeje ata paguhen xheparac por jo pagë.

Familja Au Pair

Me qëllim që familja ta pranojë vajzën Au Pair, është e nevojshme që disa kritere të plotësohen.Familja Au Pair duhet ti plotësojë kushtet të cilat janë pjesë e kontratës Au Pair. Familjarët duhet të kenë shtetësi të vendit ku jetojnë (psh. Familjet të cilat kanë leje qëndrim por jo shtetësinë e atij vendi nuk mund të pranojnë vajza Au Pair); në familje duhet të filtet gjuha e atij shteti ku jetojnë; familja duhet ti sigurojë vajzës Au Pair dhomë dhe ushqim, ta trajtojë vajzën si anëtare të familjes dhe t'i japë të drejtë të jetë pjesë e jetës së tyre; ti paguajnë një shumë modeste javore dhe ti ofrojnë ditë pushimi sipas regullores të programit.

Vendndodhja e familjes Au Pair

Ne nuk garantojmë për vendndodhjen e familjes në ndonjë vend, rajon apo qytet të caktuar. Ju duhet të keni parasysh që është familja ajo që do t'ju bëjë të lumtur dhe jo vendi

Kohëzgjatja e programit

Vajzat që marrin pjesë me programin Au Pait mund të qëndrojnë nga 3 deri ne 12 muaj. Kohëzgjatja e programit varet nga kushtet të cilat variojnë në çdo shtet.

Përse S-Travel:

  • • Kompania nr. 1 për W&T USA

  • • Numrin më të lartë të pjesmarrësve

  • • Oferta për bileta avioni me çmime të ulta

  • • Mbështetje maksimale 24/7 gjatë qëndrimit në SHBA

  • • Staf vetë pjesmarrës në W&T USA

  • • Përfaqsues zyrtar në tërë Ballkanin