Menu:

Pozicionet e punës ME W&T USA:

Hostess, Bar attendant, Banquet Person, Pool Life Guard, Room Server, Housekeeper, Busser, Spa Attendant, Parling Lot Attendant, Line cook, Assistant Manager ...
Më shumë >

Ofertat e punës

Klikoni për të shkarkuar të gjithë informacionin në .pdf
Shkarko

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • 1. Aplikimin në formën e shkruar (shkarkojeni këtu) e dërgoni në e-mailin tonë: stravelalbania@gmail.com
  • 2. Vërtetim nga universiteti që është student me kohë të plotë (vërtetimi të jetë në gjuhën angleze ose i perkthyer në Anglisht nga përkthyes i autorizuar)
  • 3. Fotokopje të pasaportës
  • 4. Një fotografi në formatin e pasaportës
  • 5. Vërtetim të pagesës së këstit të parë

Të gjitha këto dokumentacione duhet të jenë të sakta dhe të qarta (të dhënat e ketyre dokumentave do të përdoren edhe në formularin DS-2019, në bazë të të cilit merret viza J-1). Për vërtetësinë e të dhënave aplikuesi ka përgjesi morale dhe financiare. Sposori rezervon të drejtë për të kërkuar dokumenta shtesë në rast nevoje. Të gjithë studentët që udhëtojnë si grup (dy apo tre persona bashkë), gjatë aplikimit online duhet të shënojnë të dhëna identike sa i përket vendndodhjes dhe llojit të punës, përndryshe nuk do të ftohen bashkarisht nga punëdhënësi dhe proçesi i fitimit të pozicionit të punës mund të zgjasë.

Me qëllim që të fitojnë pozicionin e punës sa me shpejtë dhe lehtë, është e këshillueshme që të zgjedhin më shumë se një pozicion pune. Sa më e madhe të jetë zgjedhja e juaj aq më shpejtë mund të fitoni pozicionin e punës. Pasi të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kandidati do të pranojë një e-mail nga kompania jonë me shifrën përkatëse si dhe udhëzimin për aplikimin online. Është e obligueshme që të kontrolloni çdo ditë e-mail-in tuaj dhe aplikimin online. Pas aplikimit online dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm, kandidati duhet të kalojë intervistën e gjuhës Angleze pranë zyrave tona. Kjo interviste është e thjeshtë dhe e shpejtë, pasi qëllimi është që të kontrollojmë njohuritë tuaja bazë mbi gjuhën Angleze. Vendimin final për pranimin e kandidatit në punë e mer organizata e Sponosorit nga SHBA.

Informacione të përgjithshme >>

Instagram feed: